Qeveritare

Bushati: E papranueshme përdhosja e simboleve

Ministri-i-Jashtem-Ditmir-BushatiNgjarja me incidente dhe dhunë që ndodhi në Beograd, gjatë qëndrimit të ekipit tonë kombëtar dhe delegacionit shqiptar atje, zuri vend edhe në diskutimet, në seancë plenare të kuvendit.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e konsideroi ngjarjen të paprecedentë. “Incidentet kanë nisur që në aeroport, ku u ndalua delegacioni ynë. Edhe trupi diplomatik nuk u ka shpëtuar presioneve”, tha Bushati.

Kryediplomati shqiptar kujtoi se gjatë ndeshjes është vërshëllyer himni dhe janë dëgjuar thirrjet “vritini shqiptarët’.

“Kemi parë që drejtuesit më të lartë serbë kanë rritur tonet kundër shqiptarëve. Presim nga zyrtarët serbë që të tërhiqen nga të gjitha aktet provokuese. Duam që ta ndajmë sportin nga politika”, tha Bushati.

Ministri shtoi autoritetet serbe kanë patur përgjegjësi për organizimin e ndeshjes dhe zhvillimin e saj në kushte optimale.

“Ftojmë autoritetet serbe që të bëjnë një hetim të plotë të ngjarjes. Eshtë e papranueshme përdhosja e simboleve tona”, theksoi Bushati, duke shtuar se janë vazhduar kontaktet me autoritet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Bushati shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me kursin si anëtar i NATO-s, si dhe vijimin e ndjekjes së politikës konstruktive në rajon.

Po ashtu, ministri i Jashtëm ftoi të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë që të tregojnë maturi dhe të mos i përgjigjen provokimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button