Ekonomia

Çela: Prej së dielës të gjithë hidrovorët furnizohen me energji

Që prej mëngjesit të së dielës të gjithë hidrovorët janë furnizuar me energji elektrike dhe janë në punë, bëri të ditur administratori i OSHEE-së, Ardian Çela. Ai ndodhej në Frakull të Fierit ku ka vëzhguar nga afër situatën.

“Pranë drejtorive rajonale dhe atyre të tensionit të lartë, janë ngritur 10 shtabet rajonale të cilat ndjekin hap pas hapi sipas një skeme të caktuar, planin e masave të hartuara për përballimin e kësaj situate. E gjithë vëmendja jonë u fokusua tek furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve, spitaleve duke mos lënë jashtë vëmendjes të gjithë abonentët, deri tek më i fundit. Në terren po punojnë intensivisht grupe pune për eliminimin e defekteve të cilët kanë qenë të shumta si në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1500 punonjës janë në terren për të eliminuar sa më shpejt defektin e për të rikthyer energjinë elektrike tek të gjithë abonentët e kësaj zone”, tha Çela.

Disa fidera janë stakuar për efekt sigurise, siç është rasti i nënstacionit të Skelës. Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve në kabinat dhe pjesët fundore të linjave në zonat ku ka vështirësi për shkak të terrenit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button