Kronika

Çfarë është Fiter Bajrami?

ccedil-far-euml-euml-sht-euml-fiter-bajrami_2_hdFitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf).

Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

Përgatitja për festën e Bajramit

Nga elementet përgatitjes për festën e bajramit janë:

Larja e trupit.

Të stolisurit me rrobe të bukura.

Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit.

Shkuarja herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.

Shkuarja në musal-la këmbas.

Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-la.

Gabimet që bëhen në këtë festë

Shumë njerëz duke mos i ditur rregullat që kanë të bëjnë me festën e Bajramit, bien në gabime, që duhet tërhequr vërejtjen nga ato:

Agjërimi i ditës së Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar këtë vepër, siç transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju në Buhari dhe Muslim.
Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz.
Mosdhënia rëndësi këshillimit të grave në hutben e Bajramit.
Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthimit të jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat në mëkate.

Pas festës

Prej shenjave të pranimit të adhurimit është vazhdimi i bamirësisë pas çdo vepre të mirë. Të parët tanë [All-llahu i mëshiroftë], gjithmonë janë përpjekur që adhurimin ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] ta përkryejnë, janë kujdesur që veprat e tyre të jenë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e me këtë të jetë e pranuar tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: Që të pranohet një vepër e imja tek All-llahu [subhanehu ve teala] është më mirë për mua se sa tërë bota.

Vetëm All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim që t’i drejtojë muslimanët në rrugë të drejtë, t’i bëjë ata prej atyre që shkojnë rrugës së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokëve të tij. Sepse tërë e mira është në pasimin e selefit )gjeneratave të para të myslimanëve), kurse e tërë e keqja është në pasimin e shpikjeve në fe.

Related Articles

Nje koment

  1. mos tregoni keshtu fotosh se na bete me turp ne bote ;;;jemi laik ;;feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe jo disa analfabete qe duan te na kthejne ne shekullin e 17 qe po na ndihmojne te ecim perpara ;;;ne vend te kerkojne ide te hapin vende pune se populli ka nevoje te haje dhe jo te falet ,,, se zoti ,? NUK TE JEPE PER TE HONGER … AS PER TE PIRE …BOTA PO I HARRON KETO ZAKONE TE NJE SHEKULLI TE SHKUAR … DHE NE SHQIPERI DISA TIPA .MUNDOHEN TE PERFITOJNE NGA ANALFABETIZMI I DISAVE TE MJEREVE ….MERCI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button