roze

Chris Hemsworth: Vëllai nisi lidhje që nuk duhet t’i niste

Chris Hemsworth ka shprehur pakënaqësinë e tij me Miley Cyrus. Edhe pse nuk e përmend me emër, aktori australian ka bërë disa komente jo të mira në lidhje me ish-partneret e vëllait të tij të vogël (Liam Hemsworth) në një intervistë për revistën ‘GQ’.

1418728607hemsworth-gq“Kam parë Liamin të bëjë gjëra që i kam bërë edhe unë në moshën e tij: ka nisur lidhje që nuk duhet t’i niste ose është treguar i nxituar vetëm që t’i dalë e vetja. Nuk më vinte aspak mirë, por nëna më kujtonte gjithmonë që ishin gjëra që i kisha bërë edhe unë vetë në moshën e tij”, tha protagonisti i filmit ‘Thor’.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus nisën një lidhje në vitin 2009 pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit ‘The Last Song’, lidhje që përfundoi në shtator të vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button