Te ndryshme

Clinton përdor ”email”-in personal në shkelje të rregullave të Departamentit të Shtetit?

Hillary Clinton mund të ketë shkelur ligjin duke përdorur adresën personale të mesazheve për çdo korrespondencë gjatë kohës që mbante postin e sekretares amerikane të Shtetit, njoftoi e përditshmja ”New York Times”.

Hillary Clinton”Gjatë katër viteve në Departamentin e Shtetit, Clinton nuk ka pasur kurrë një adresë elektronike të qeverisë federale, por ka përdorur një adresë personale më pak e mbrojtur nga rreziqet e piratimit”, nënvizon e përditshmja.

“Asistentët e saj nuk kanë marrë asnjë masë në atë kohë për të mbrojtur adresën e saj personale në serverët e Departamentit të Shtetit ashtu siç e kërkon ligji federal për arkivat”, theksoi Times, që nënvizoi se kjo mund të përbëjë një shkelje të ligjit federal që parashikos se korrespondenca e personaliteteve zyrtare duhet ruajtur në arkiva.

Ish-Zonja e Parë, juriste dhe ish-diplomate, është konsideruar si kandidate jo favorite e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button