Sporti

Conte e nis mbarë, Islanda shkatërron Turqinë

itali-norvegjiAntonio Conte e nisi me fitore aventurën e tij të re në kombëtaren italiane në ndeshjet zyrtare, ndërkohë që nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e para në grupet A, B dhe H.

Italia mori një fitore të pastër 2-0 në Norvegji me nga një gol në çdo pjesë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16 nga Simone Zaza, ndërsa në të dytën Bonuci dyfishoi rezultatin.

Në fund të ndeshjes sulmuesi i Sasuolos pati edhe dy raste të tjera, por gjuajtjet e tij u ndalën nga tranversa.

Bashkë me Italinë në krye të grupit H janë ngjitur dhe Kroacia me Bullgarinë, të cilët fituan ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.

Çekia dhe Islanda janë dy surprizat e grupit A, e para mundi në minutat e fundit 2-1 Holandën e Guus Hiddink ndërsa Islanda shkatërroi 3-0 Turqinë, e cila luajti për më shumë se 30 minuta me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Toprak.

Qipro bëri mrekullinë në Bosnje, pasi përmbysi rezultatin dhe mposhti 1-2 surprizën e eliminatorëve të botërorit të kaluar. Heroi i 3 pikëve të qipriotëve ishte Kristofi autori i të dy golave në portën boshnjake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button