Rajoni

Daçiq: Serbia po bën përpjekje për fqinjësi të mirë edhe me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, i pranishëm në takimin vjetor të ministrave të rajonit në Tiranë, theksoi se Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon si dhe po bën përpjeke për fqinjësi të mirë.

“Sa i përket perspektivave dhe rrugën tonë drejt BE, jam dakord me ju që janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon, është duke bërë përpjekjet e saj për fqinjësi të mirë, përfshirë këtu edhe dialogun me Prishtinën. Kjo është parë me atë që kemi bërë në rrugën e BE-së”, ka theksuar ai.

Duka u ndalur tek çështjet e brendshme të Serbisë, Daçiç veçoi disa reforma të ndërmarra në kuadër të përshpejtimit të rrugës drejt BE-së.

“Kemi ecur përpara në shumë fusha siç është ajo në luftën ndaj krimit, kemi pasur investime të shumta, kemi implementuar ligje të shumta që kanë të bëjnë me reformën në siguri, reformën për taksat. Po bëjmë përpjekje për reformën në administratë publike”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat.

Sipas ministrit serb, me rëndësi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button