Europa

Danimarka zgjedh ministren e Ekonomisë për postin e komisioneres evropiane

komision-evropian-11Danimarka ka zgjedhur ministren aktuale të Ekonomisë, Margrethe Vestager, për të hyrë në Komisionin Evropian.
Njoftimi u bë nga kryeministrja, Helle Thorning-Schmidt, në samitin evropian në Bruksel.
“Helle (Thorning-Schmidt) e njoftoi këtë. Më gëzon shumë ideja për të mbajtur funksionin e komisioneres daneze”, theksoi në rrjetin social Twitter, Vestager.
Danimarka e kishte zgjedhur kandidaten e saj në fund të muajit korrik, por nuk e kishte publikuar. Emri i ministres së Arsimit, Christine Antorini, qarkullonte më tepër. Duke zgjedhur, Vestager, Danimarka habit dhe lehtëson punën e Jean-Claude Juncker, presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, i cili kërkon të ketë të paktën nëntë gra në ekipin e tij. Ministrja daneze e Ekonommisë, Vestager ka marrë pjesë në unionin bankar në kohën kur vendi mbante presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, në fillim të vitit 2012. Ajo ka qenë gjithashtu dhe ministre e Brendshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button