Sporti

De Biasi: I lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Jam i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kështu është shprehur trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, për vendimin e CAS që i dha fitoren kombëtares shqiptare.

“Drejtësia u vu në vend, – tha tekniku italian, – dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, – vazhdoi De Biazi. – Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button