Politika

Dekorata e Presidentit për Doris Pack, Balla: Duhej dekoruar dhe Hannes Swoboda

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njeherësh nën/kryetari i Komisionit Parlamentar të integrimit, Taulant Balla, ka reaguar pas dekoratës që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dha për ish-eurodeputeten Doris Pack.

Deklarata-per-Shtyp-e-Bashkekryetarit-te-Komitetit-te-Stabilizim-Asociimit-Shqiperi-BE-Taulant-Balla.1Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Balla shkruan se, edhe në dekorimet që bën, Presidenti ndjek linjën e bindjeve të djathta duke dekoruar eurodeputetë të djathtë. Balla i bën thirrje Pesidentit që të mos jetë i njëanshëm, por të vlerësojë ashtu siç duhet edhe  eurodeputetë të së majtës evropiane.

Propozimin për dekorimin e zonjës Pack e kishte bërë disa kohë më parë deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, me motivin e kontributit që zonja Pack ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane. Ajo u dekorua me medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“Sot u njoha me lajmin e ardhur nga Presidenca se Presidenti ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut, ish-eurodeputeten Doris Pack, e cila prej vitit të shkuar nuk është më në Parlamentin Europian. Urime zonjës Doris Pack. Por, zotit President do t’i drejtoja një pyetje. Përse nuk menduat të dekoroni edhe një ish-eurodeputet tjetër, i cili gjithashtu prej shumë vitesh ka ndjekur nga afër Shqiperinë dhe e ka mbështetur procesin e integrimit europian të vendit tonë, siç është Hannes Swoboda? Apo ju zoti President nuk dekoroni përfaqësues të së majtës europiane? Apo edhe dekoratat miratohen në PD? Besoj të gjithë e mbajnë mend zotin Swoboda, i cili sigurisht ishte shumë më i ekuilibruar sesa zonja Pack, por si austriak dhe si një europeist i betuar, gjithmonë ka shfaqur ndjenja pozitive ndaj Shqiperisë. Mendova për zotin Swoboda, për të ruajtur ekuivalencën si ish-eurodeputet. Por, ndoshta mund të kishit gjetur edhe eurodeputetë aktualë nga e majta europiane si, Martin Schulz, Gianni Pittella, Tanja Fayon etj. Pra, do të ishte mëse normale që kur dekoroni një ish-perfaqësues të së djathtës europiane, mund të përzgjidhnit edhe një përfaqësues të së majtës europiane. Zoti President, të paktën me dekoratat, mund të silleni i ekuilibruar. Se për të tjerat e kuptojmë që nuk mundeni të ndaheni nga sjellja partizane”, shkruan deputeti Taulant Balla në Facebook.

Related Articles

Nje koment

  1. Veprimet e zotit Nishani ne dekorimin e personnaliteteve te ndryshme deshmojne me se miri se zoti Nishani nuke eshte president i gjithe shqiptaerve, pore perfaqesues i pd dhe Sali Berishes qe e emroi ne ate detyre dhe pa konsultim dhe pa pelqimin e opozites te athershme e emeroi President. Me qendrimin e njeanshem dhe krejtesisht ne sherbim te PD, nese SHqiperia sdo kishte problemet qe ka presidenti Nishani duhet te ish shkarkuar me ceremoni si president i njashem qe vetem i kundervihet parlamentit e qeveris, duke u bere [enges ne zbatimin e reformave me arsyetime nga me te ndryshmet ashtu sic i kundershton opozita me Sali Berishen. Edhe dekorimi i zonjes Pack e deshmon me se miri njeanshmerine ne vleresimin objektiv te disa figurave te majta qe kane dhene kotribute jo me pak se zonja Doris Pack.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button