Politika

Dekriminalizimi-Rama: Opozita kërkon të mbajë peng procesin dhe ta përdorë si një kalë beteje

Kryeministri Edi Rama i ftuar të enjten në mbrëmje në emision “Top Story”, tha se “Qeveria ka prezantuar një projektligj të sajin për dekriminalizimin, dhe jemi angazhuar seriozisht ndryshe nga opozita që bën propogandë, për të patur gati deri në mesin e muajit shtator një draft të finalizuar për dekriminalizimin”.

“Nuk kemi asnjë arsye të pengojmë një proçes që ka një rëndësi të veçantë për faktin se Shqipëria sot është e gatshme të përballet me një fenomen që prej vitesh ka qenë aty dhe duhet të marrë fund. Unë e kam thënë që në mes të shtatorit ne do të ishim gati me një draft për ta finalizuar këtë proces dhe kjo ka ndodhur. Opozita në mënyrë të njëanshme ka paraqitur një draft të vetin. Besoj që nëse ka vullnet për ta përmbyllur këtë proçes, nga pikëpamja e substancës, baza për një dakortësi është e plotë”-tha Kryeministri Rama.

Sipas marrëveshjes, shtoi Rama, në mes shatorit duhet ta kishim gati me një draft që ta finalizonim. “Jemi të bindur se opozita kërkon ta mbajë peng procesin dhe ta përdorë këtë si një kalë beteje për të mbajtur gjallë një debat baltosës, dekurajues, edhe pse kjo njollos vetë Shqipërinë kur i përcillet të huajve si një situatë krejt ndryshe nga ç’është. Krahasimi i dy drafteve tregon seriozitetin tonë dhe mungesën e seriozitetit nga ana e opozitës”, tha Kryeministri.

Ai deklaroi se “ne i kemi dhënë përgjigje të duhur fenomenit për të cilin flasim dhe me draftin tonë sigurojmë që persona të dënuar për kategori të ndryshme veprash penale jo më pak se dy vjet, nuk mund të zgjidhen apo emërohen. Janë 73 vepra të ndryshme penale dhe legjitimiteti për t’u zgjedhur apo emëruar në administratën e shtetit përcaktohet sipas veprave, nga pamundësia e përjetshme për të patur një vend si i zgjedhur apo funksionar i shtetit, tek 20 apo 10 vjet”.

“Rëndësi ka që ta finalizojmë dhe mbi draftin që kemi punuar jemi të gatshëm që të gjejmë konsensus sipas standardeve “-tha Kryeministri Rama.

Duke u ndalur në luftën kundër informalitetit, Kreu i Ekzekutivit u shpreh se, Qeveria ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër informalitetit në vend, operacion qëvdo të revolucionarizojë ekonominë e vendit.
Por, vijoi ai, beteja më informalitetin nuk është e vetmja sfidë aktuale e kësaj mazhorance.

Raporti i OSBE, Rama: Veprim kriminal i medias duke manipuluar opinionin publik

Raportin e OSBE, Kryeministri Rama e cilësoi një veprim kriminal të medias që botoi një raport të mbështetur në thashetheme, duke i vënë nënshkrimin dokument konfidencial. Kjo gjë, sipas kreut të qeverisë nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij, t’i shesësh popullit një dokument pa vlerë si një dokument konfidencial, përbën një mashtrim të pastër dhe një përpjekje për të manipuluar opinionin publik

“Nuk dua të bëj koment lidhur me këtë, sepse si kryeministër i vendit mendoj që etikisht kjo është një çështje që ne kemi detyrimin ta diskutojmë, por ajo çka vlen të thuhet është që roli i mediave që e publikuan atë raport është kriminal. E publikuan si raport konfidencial të OSBE. Të marrësh përsipër të publikosh në dokument të asaj natyrë, ku pjesa më e madhe e atyre ishin thashetheme të shtypit shqiptare është kriminale dhe ju jep legjitimitet mediave për t’i lidhur këta njerëz me krimin. I shet popullit një dokument pa asnjë vlerë si dokument konfidencial. Kështu është bërë modë e neveritshme të lidhësh të gjithë politikanët me krimin. Edhe politika ka edhe pjesën e vet të pakontaminuar, të korruptuar dhe të pakorrputuar. Por nëse do të bënim një skanim moral, mos mendoni se media do të dilte më pak e ndotur se politika. Ky është një manipulim i opinionit publik, një mashtrim”, theksoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button