Europa

Deputeti konservator euroskeptik, Peter Gauweiler jep dorëheqjen

Deputeti konservator bavarez, Peter Gauweiler, i njohur për euroskepticizmin dhe kundërshtimin e tij për planet e ndihmës për Greqinë, njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen nga funksionet e tij për shkak të mosmarrëveshjeve brenda partisë së tij Bashkimi kristian-social (CSU) për planet evropiane të shpëtimit.

gauweiler-parteivizeI zgjedhuri 65 vjeç, deputet që prej 13 vjetësh, theksoi se do të hiqte dorë nga posti i zëvendëspresidentit të CSU-së, aleati bavarez i konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel me të cilët qeverisin në nivel kombëtar përkrah social-demokratëve.

“Ata që kanë zgjedhur Peter Gauweiler zëvendëspresident të CSU e dinë shumë mirë se cilat qëndrime kanë zgjedhur përsa i përket euros apo politikës evropiane të shpëtimit”, theksoi ai në një deklaratë të shkruar.

”Por, si zëvendëspresident i partisë është kërkuar nga unë në Bundestag që të votoj për të kundërtën e asaj që kam mbrojtur prej vitesh”, theksoi ai.

Në fund të muajit shkurt, kampi konservator votoi me shumicë votash në mbështetje të zgjatjes me katër muaj të planit të ndihmave evropiane për Greqinë në këmbim të reformave dhe masave ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button