Rajoni

Dialogu i pashpresë politik

dialogu-i-pashpres-euml-politik_hdNë Maqedoni nuk ka shpresa për tejkalimin e krizës politike dhe rikthimin e dialogut politik institucional.

Ky sinjal ka qenë i qartë nga kryeministri Nikola Gruevski, i cili dje deklaroi se në periudhën e kaluar ka pasur një komunikim të caktuar midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por se takimet nuk kanë treguar ndonjë sukses.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kishte komunikime të caktuara të niveleve të ndryshme midis dy partive, por për fat të keq pas sukses. Ne gjithmonë jemi të hapur për takim”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Ai këtë e kumtoi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me dialogun politik dhe kthimin e opozitës në parlament. Opozita maqedonase ka vendosur kushtet e saj në rast se pushteti aktual tregon gatishmëri për pranimin e kushteve të saj. Formimi i një qeverie teknike dhe organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare janë dy kushtet kyçe të LSDM.

Por nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e Nikola Gruevski ka refuzuar këto kushtëzime të opozitës maqedonase, duke theksuar se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje dhe humbje të kohës.

Nevoja për dialogun politik është nënvizuar edhe në raportin e progresit të KE-së, por edhe përmes mesazheve të tjera të personaliteteve ndërkombëtare.

Zvarritja e dialogut politik po e çon vendin drejt një qorrsokaku, ashtu siç u vlerësua edhe në raportin e progresit, në pjesën e vërejtjeve dhe kritikave për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button