Te ndryshme

Diamantët e familjes mbretërore egjiptiane ( Foto )

egjipt-muzeuShkëlqimi i diamantëve, zafirëve dhe gurëve të tjerë të çmuar verbon vizitorët në muzeun e sendeve të familjes mbretërore të Egjiptit, i cili ka hapur dyert ditët e fundit në Aleksandri.

Pallati, i ndërtuar në vitin 1919, është hapur për publikun për herë të parë në vitin 1986. Në 2003-shin ai u mbyll për një ristrukturim të gjatë që përfundoi në vigjiljen e revolucionit kundër Hosni Mubarak.

Pikërisht përleshjet dhe destabiliteti bënë që “kasaforta” mbretërore të mbetej e mbyllur deri më 20 tetor.

“Domethënia më e rëndësishme e rihapjes së muzeut lidhet me sigurinë e Aleksandrisë dhe gjithë Egjiptit”, ka deklaruar ministri i Antikitetit, Mahmoud Elmaty, pasi preu shiritin e kuq në hyrje të sallës.

Sallat e muzeut përmbajnë sende të rralla me vlerë të pallogaritshme, mes të cilave edhe ato që i përkisnin Ali Pashait, si dhe të mbretit Farouk, pushteti i të cilit u mor në vitin 1952 nga revolucioni i udhëhequr nga trupat ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button