roze

Divorcohet regjisori Rupert Sanders, 2 vjet pas tradhëtisë me Kristen Stewart

regjisorisandersMartesa mes regjisorit Rupert Sanders dhe Liberty Ross duket se ka marrë fund, rreth 2 vjet pas tradhëtisë me aktoren Kristen Stewart. Sikurse raporton “People”, ish-zonja Sanders nuk ka dalë duarbosh nga kjo martesë, duke marrë një apartament në Los Angeles, një shtëpi dhe një apartament në Londër, 15% të fitimeve të ish-bashkëshortit, si dhe gjysmën e fitimeve të filmit “Snow white and the huntsman”.

Pikërisht në setin e filmit “Snow white and the huntsman”, u konsumua në vitin 2012 edhe tradhëtia mes regjisorit dhe aktores së re, Kristen Stewart, e cila në atë periudhë ishte e dashura e Robert Pattinson. Lidhja e fshehtë dominoi tabloidët, por Sanders u kthye sërish te bashkëshortja e tij, duke i kërkuar edhe falje.

Martesa nuk i ka rezistuar krizës dhe të dy kanë përfunduar në gjykatë, për të firmosur letrat e divorcit. Çifti ka edhe 2 fëmijë, Skyla 9 vjeç dhe Tennyson 7 vjeç, ku Ross do të marrë edhe një pagë mujore prej 14 mijë dollarësh për mirërritjen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button