Te ndryshme

Donetsk i bombarduar, jeta e 5-vjecarit në strehimin e nëndheshëm

Të rritesh në bunker sepse jashtë luftohet. Bombat i shkatërruan shtëpinë ndaj 5-vjecari Pavel jeton në këtë strehim të nëndheshëm në Donetsk. Në këto foto që shihni, i vogli qëndron në pritje të drekës dhe nuk sheh dritë dielli prej 9 muajsh që kur në qytetin e tij ka nisur lufta me rusët.

Aty ha, aty luan, aty fle bashkë me banorë të tjerë të mbijetuar nga plumbat dhe nga zjarri i artilerisë.

Konflikti në Lindje të Ukrainës nuk po njeh fund. Ndërkohë që është arritur një armëpushim, sërish në zonë ka luftime.

Qeveria e Kievit thotë se po tërheq armatimin e rëndë, por rebelët ia kanë vënë syrin një qendre të rëndësishme, qytetit port Mariupol.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button