Bota

Egjipt, të paktën 30 viktima nga sulmet e marra përsipër nga ISIS

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur, pas sulmeve të dyshuara prej militantëve xhihadistë ndaj disa prej postblloqeve ushtarake në gadishullin verior të Sinait në Egjipt, gjatë së mërkurës.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të sigurisë dhe mjekësisë. Doktor Osama el-Sayed, në spitalin e përgjithshëm “El-Arish”, u shpreh se deri më tani janë shtruar rreth 30 individë, “disa prej të cilëve me veshje ushtarake”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një grupi xhihadistës, degë e Shtetit Islamik në Egjipt, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të së mërkurës ndaj forcave të sigurisë në Sinain Verior, siç edhe konfirmohet përmes deklaratës së publikuar në rrjetin social Twitter.

Grupi xhihadist ka thënë se janë sulmuar mbi 15 vendndodhje të forcave të sigurisë në Sinai, duke ndërmarrë 3 sulme vetëvrasëse me kamikazë. “Reuters” ende nuk ka konfirmuar autenticitetin e deklaratës, por gjatë kohëve të fundit islamikët e ISIS kanë kryer disa sulme në rajonin e trazuar verior të Egjiptit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button