Kronika

Elbasani feston 102 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Elbasan-Përkojtohet-102-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise-Foto-Miranda-Sadiku-1-266x200 Elbasani përkojtoi sot 102 vjetorin e shpalljes së pavarësisë përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin e patriotit Aqif Pasha. Simbolikisht kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ngriti flamurin në këtë ditë të rëndësishme historike për qytetin.
Më pas të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e patriotit Aqip Pasha, i cili 102 vite më parë shpalli Elbasanin qytet të pavarur për t’i hapur më pas rrugën shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor në Vlorë. Shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e Pavarësisë kombëtare. Me aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavaruar në trojet e veta. Pavarësisht sesi do të rridhnin ngjarjet më vonë, Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button