Te ndryshme

Elefanti zgjedh makinën për t’u kruar, tmerrohen pasagjerët

elefanti

Ky është momenti kur një elefant gjigant vendos të kruajë trupin pas një makine të parkuar në një park të Afrikë së Jugut.

elefanti 1

Të dy personat që gjendeshin në makinën ‘VW Polo’, mesa duket në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar janë tmerruar kur elefanti, që shkëputet krejt papritur nga tufa, zgjedh pikërisht makinën e tyre për t’u fërkuar dhe ‘çmpirë kockat’.

elefanti 2

Sipas kujdestarëve të parkut, kjo është periudha kur niveli i testosteroni në trupin e këtyre kafshëve bëhet rreth 80 herë më e lartë se normalja çka i kthen ato nga kafshë të buta dhe të parrezikshme në shumë agresive.

elefanti 3

Zakonisht në këto momente ato zgjedhin pemë apo shkëmbinj për të ‘shkarkuar stresin’, por ajo makinë që gjendej aq pranë duhet t’i jetë dukur një shans i mirë elefantit. Fatmirësisht incidenti kaloi pa pasoja të rënda, përveç makinës që pothuajse u shemb.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button