roze

Elton John pushime në San Tropez me 2 djemtë e tij

eltonjohnSir Elton John ka vendosur të shijojë pushimet me familjen përpara nisjes së turit muajin e ardhshëm.  Elton John mban në duar, Elijah 19 muajsh ndërsa partneri i tij David mbante djalin tjetër Zachary, 3 vjeç.

Gjatë një interviste Elton John tha , “fëmijët e mi vijnë me ne kudo dhe ata kanë udhëtuar edhe në skajet më të largëta të botës. Zachary ka vizituar Australinë 2 herë përpara se të mbushte 1 vjeç  gjithashtu ka qenë edhe në Hawai”.

“Fakti që fëmijët nuk janë ende në shkollë më lejon që t’i marr me vetë nëpër turet muzikore në të gjithë botën”, tha Elton John.

Sir Elton John ka pranuar se në momentin  që fëmijët do të nisin shkollën dëshiron që ata të studiojnë dhe të kenë një jetë sa më normale si të gjithë të tjerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button