Ekonomia

Eurobondi shqiptar, qeveria tre skenarë rezervë nëse dështon emetimi nga kriza greke

caniNgjarjet e fundit në Greqi kanë ndikuar në rritjen interesave të bondeve qeveritare në vendet periferike të eurozonës, rrezikojnë të vënë në vështirësi procesin e emetimit të Eurobondit shqiptar me vlerë 300 mln euro i planifikuar për emetuar në vjeshtë nga qeveria shqiptare. Por duke qenë se në këto kushte emetimi i një Eurobondi të dytë bëhet i vështirë qeveria ka disa skenarë alternativë për rifinacimin e borxhit. Burime nga Ministria e Financave pohuan  se “menaxhimi i borxhit ka plane kontigjence për përpallimin e situatave të ndryshme”.  Financat e pranojnë që përshkallëzimi i krizës në Greqi (që tashmë ka hyrë në një territor të paeksploruar pasi zgjodhi të votonte kundër masave shtrënguese) do të ndikojë negativisht në planet për emetimin e eurobondit.  Në strategjinë e menaxhimit të borxhit parashikohen dhe skenarët alternativë nëse qeveria dështon të dalë në tregun ndërkombëtar, ndërkohë që eurobondit të mëparshëm  i mbaron afati në nëntor të këtij viti.
 
Skenari i parë
Është konceptuar si skenar alternativ i Strategjisë Bazë dhe merr në konsideratë dështimin e daljes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për arsye nga më të ndryshmet  Në një skenar të tillë është parashikuar që ri-financimi i Eurobondit ekzistent të realizohet nëpërmjet një linje krediti. Linja e kreditit parashikon një kredi në vlerën e 200-250 milionë EUR, me afat maturimi 5 vjet, por në dallim nga Eurobondi supozohet që të jetë me norma më të larta. Pjesa e mbetur për të ri-financuar Eurobondin do të financohet nëpërmjet huasë pjesërisht të garantuar nga Banka Botërore. Sipas ekspertizës së Ministrisë së Financave një skenar i kësaj natyre do të rriste kostot e shërbimit të borxhit dhe në të njëjtën kohë do të ushtronte më shumë presion në tregun e brendshëm për shkak të rritjes së financimit 7 deri në 14 miliardë LEK.
 
Skenari i dytë
 Është konceptuar si rasti i skenarit më të keq të mundshëm dhe supozon dështimin e daljes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për ri-financimin e Eurobondit. Njëkohësisht presupozon edhe mos realizimin e huasë pjesërisht të garantuar nga Banka Botërore. Në këtë rast është menduar që ri-financimi i Eurobondit të realizohet nëpërmjet linjës së kreditit në vlerën e 300 milionë EUR, ndërkohë që do të kemi një rritje të konsiderueshme në huamarrjen e brendshme në më shumë se 35 miliardë LEK. Presioni i ushtruar nga rritja e huamarrjes në tregun e brendshëm, si edhe fakti që tregu i brendshëm gjatë vitit 2015 do të jetë më tepër i orientuar drejt instrumenteve afatshkurta bën që kjo strategji të këtë një risk ri-financimi dhe likuiditeti të lartë dhe në të njëjtën kohë të ushtrojë presion rritës mbi normat e interesit të tregut vendas. Ekspertët e Financave vlerësojnë se, ky skenar vlerësohet të ketë një probabilitet tejet të ulët ndodhjeje, por gjithsesi, SAMB merr parasysh dhe është e parapërgatitur edhe në rastet e ndodhjes së skenarëve të tillë ekstrem.
 
 Skenari i tretë
Është konceptuar si skenar alternativ i emetimin daljen në tregun e kapitalit  dhe mos sigurimin e huasë së garantuar pjesërisht nga BB. Në këtë rast me qëllim përmbushjen e objektivit për uljen e presionit të financimit të brendshëm dhe lehtësimin e kredititimit të sektorit privat, është parashikuar që emetimi i Eurobondit të realizohet në vlerën e 500 milionë EUR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button