Qeveritare

Eurocontrol do të vendosë tarifat navigacionale

 Në kuadër të Presidencës së rradhës së Shqipërisë në Komitetin e Menaxhimit të Eurocontrol, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi Frank Brenner, President i Eurocontrol.

Ministri i TI-se Edmond Haxhinasto gjate takimit me Presidentin e Albcontrol
Ministri i TI-se Edmond Haxhinasto gjate takimit me Presidentin e Albcontrol


Ministri Haxhinasto falenderoi Brenner për mbështetjen e vazhdueshme që Eurocontrol ka treguar për fushën e aviacionit civil shqiptar dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme në proçesin e zhvillimit te këtij sektori. Në këtë kuadër, Ministri kërkoi asistencën e Eurocontrol-it në studime të mundshme fizibiliteti për parashikimin e trafikut që do të gjenerojë aeroporti i ri në jug të vendit, si një prioritet zhvillimor i potencialit turistik në ketë zone te Shqipërisë.
Brenner në emër edhe të shteteve anëtare të Eurocontrol, vlerësoi kontributin e vendit tonë në mbarëvajtjen e punëve në manaxhimin e Qiellit të Përbashkët Evropian. Ai vijoi duke cilësuar shërbim – ofruesin e lundrimit ajror shqiptar, Albcontrol, në lartësinë e duhur për të qenë pjesë e nismave të përbashkëta evropiane në fushën e navigimit ajror dhe shprehu gadishmërinë e mbështetjes së Shqiperisë në nismat e saj zhvillimore në këtë fushë.
Në përfundim të takimit, palët ranë dakord në parim për miratimin e marrëveshjes bilaterale për vendosjen e tarifave navigacionale nga ana e Eurocontrol./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button