Kosova

Fajon: Edhe 2015-ta nuk është e sigurt për liberalizim të vizave

Eurodeputetja, Tanja Fajon, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka theksuar se nuk mund të garantojë se në vitin 2015, kosovarët do të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian (BE), sepse sipas saj, për udhëtimin pa viza të kosovarëve nëpër vendet e BE-së, mund të flitet vetëm pas përmbushjes së kushteve të vendosura nga mekanizmat evropian, nga ana e Prishtinës zyrtare.

fajon-edhe-2015-ta-nuk-euml-sht-euml-e-sigurt-p-euml-r-liberalizim-t-euml-vizave_hdFajon ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas gjashtë muajsh të një ngërçi politik, duke shtuar se shteti më i ri në Evropë ka shumë sfida përpara, dhe njëkohësisht duke shpresuar se kryeministri i ri, Isa Mustafa, do të ketë sukses në ballafaqimin me këto sfida.

“Unë besoj fort se, çështjen e liberalizimit të vizave, duhet parë dhe trajtuar me prioritet nga të dyja palët – si nga Kosova ashtu edhe nga BE-ja. Qeveria e re duhet të punojë me shpejtësi për t’i përmbushur kërkesat e Planit të Veprimit. Sa i përket anës tonë, ne duhet të procedojmë me heqjen e vizave me tu përmbushur kushtet”, ka deklaruar ajo.

Fajon ka sqaruar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në shkurt të këtij viti, të gjithë politikanët përgjegjës për implementimin e legjislaturës së nevojshme për liberalizimin e vizave, i kanë thënë se “Kosova është duke bërë vërtetë progres të mrekullueshëm”, transmeton Telegrafi.

“Vetëm kur t’iu lejohet qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së, mund të flasim për implementimin e plotë të të drejtave të njeriut në Kosovë. Pra, unë do të vazhdoj përpjekjet e mia në Parlamentin Evropian”, ka theksuar Fajon.

Eurodeputetja ka thënë se nuk mund të thotë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse ajo nuk është pjesë e Komisionit që vendos për këtë gjë.

“Ajo që mund të them është se ne po bëjmë ç‘është e mundur dhe nuk ka vonesa nga asnjëra palë”, ka shtuar Fajon.

Eurodeputetja duke folur për migrimin ilegal të kosovarëve nëpër vendet e BE-së, ka theksuar se “është e vërtetë se numri i azil kërkuesve të rremë nga Kosova është shqetësues”.

“Sigurisht se kjo (numri i madh azil kërkuesve) hyn tek shumica e kushteve që duhet të plotësohen, nga ana e shtetit të Kosovës, për implementimin e regjimit pa viza, dhe që ky problem monitorohet për së afërmi nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Unë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës, ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën, që të ndërmarrin masa dhe të zvogëlojnë numrin e qytetarëve të Kosovës që ilegalisht largohen nga vendi dhe kërkojnë azil në shtete të ndryshme të BE-së, pa pasur një bazë ligjore për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Fajon.

Ajo ka theksuar se nuk dëshiron që të flasë për datën e saktë se kur do të hyjë në fuqi udhëtimi i regjimit pa viza, “por ua them me siguri se nëse autoritetet e Kosovës shënojnë progresin e kërkuar nga institucionet e BE-së, atëherë Komisioni dhe institucionet tjera të BE-së, do të veprojnë menjëherë”.

Sa i përket Gjykatës Speciale të Kosovës(në të cilën pritet të gjykohen pjesëtarë të strukturës së lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), eurodeputetja mendon se kjo Gjykatë duhet parë si mënyrë e bërjes së drejtësisë dhe duhet të shërbejë si mundësi për zbulimin e sa më shumë aspekteve historike të atij rajoni.

“Nuk duhet parë si lëvizje politika ose si diç të ngjashme. Në Parlamentin Evropian ne do të përcjellim themelimin e këtij Gjyqi të ri Special dhe procedurat lidhur me të. Dua ta theksoj sërish se një gjë e tillë është e nevojshme në mënyrë që të adresohen akuzat e krimeve të luftës me qëllim të promovimit të pajtimit në vend dhe në tërë rajonin. Unë po ashtu mendoj se Parlamenti i sapo krijuar i Kosovës, duhet shpejtë të aprovojë legjislaturën dhe të bëjë ndryshimet Kushtetuese që kërkohen për funksionalizimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale” ka thënë Fajon.

Më tutje ajo ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se, mendimi i saj është se ka progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, edhe pse sipas saj, zgjedhjet në të dyja vendet e ngadalësuan procesin këtë vit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button