Arte

Fedra, një histori pasioni në TKOB

Enada dhe Gerti Vaso festojnë 20-vjetorin e karrierës me një balet për dashurinë

Ata janë dy balerinët më të njohur të skenës shqiptare dhe ndajnë bashkë jo vetëm skenën, por dhe jetën e përditshme. Këtë vit Enada dhe Gerti Vaso mbushin 20 vjet në skenë, dy dekada që kanë menduar t’i kurorëzojnë me një balet të veçantë siç është “Fedra”. “Dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen dhe vëmendjen tuaj gjatë viteve të karrierës tonë artistike. Kjo ka qenë e rëndësishme për të promovuar artin tonë, dhe për t’u ndier gjithmonë mirënjohës ndaj jush”, nisin ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje artistike çifti i balerinëve. 20 vjet “art mbi puante” do ngjisë për herë të parë në skenën shqiptare historinë pasionante të Fedrës, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Balletto del Sud”. Kjo vepër mbart dramën e thellë të mitit të njohur të Fedrës dhe pasionit të saj të çmendur për djalin e tij, Ippolito nga martesa e parë me Dean Artemide (mbretëresha e Amazonës). Koreografi i njohur italian, Fredy Franzuti, është frymëzuar pikërisht nga këto personazhe mitologjike si Teseo, Euripidi, dhe Dea Afërdita për të përcjellë në skenë një version shumë interesant të Fedrës. Personazhet e veprës do të interpretohen nga Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe balerini italian, Francesco Rovea. Një vepër e fuqishme e risjellë në kostumografinë dhe skenografinë e stilit të viteve 1900 ruan nga mitologjia dramën, karakterin e personazheve, konceptin e sjelljes në çift, pasionin, trasgresionin dhe çmendurinë që rrjedh nga fatet e paracaktuara nga të cilat personazhet nuk kanë rrugë shpëtimi. Baleti do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 5 dhe 6 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button