Kronika

Fier, shpërthim gazi në puset e naftës, evakuohen banorët e një fshati

nafteShpërthimi i një pusi nafte në fshatin Verri të Fierit ka çliruar sasi të madhe gazi në zonën që ndodhet pranë tij duke shkaktuar panik tek banorët që ndjehen të rrezikuar.

Prania e madhe e gazit në ajër për shkak të rrjedhjes së pusit që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po që ka vijuar për disa ora, ka bërë që rreth 15 familje banesat e të cilëve ndodhen afër pusit të dëmtuar të largohen nga fshati. Ndërkohë që edhe në shkollën e mesme të fshatit është ndërprerë mësimi për shkak se nxënësit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përgjegjëse, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për mbylljen e pusit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button