Europa

Fillon gara për president pas deklaratave të Napolitano-s për dorëheqje

Gara për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikës italiane filloi pas shpalljes nga shefi aktual i shtetit, Giorgio Napolitano, se do të largohet nga posti në mes të janarit.

ee752I rizgjedhur në prill të vitit 2013 pasi parlamenti nuk arriti konsensus për një tjetër kandidat, Napolitano, 89 vjeç, asnjëherë nuk i ka mbajtur të fshehura qëllimet e tij për t’i dhënë fund mandatit të tij para shtatorit 2020 për shkak të moshës dhe të shëndetit.

Dje, gjatë një ceremonie tradicionale të fund vitit  në prani të krerëve më të lartë të vendit, Napolitano garantoi se do të ndjekë personalisht, për arsye të vazhdimësisë institucionale, periudhën e presidencës italiane të BE-së.

Kjo presidencë mbaron më 31 dhjetor por formalisht kalimi në presidencën e radhës evropiane kryeht më 13 janar, ndërkohë që media italiane parashikon se Napolitano do të japë dorëheqjen më 14 ose 15 janar.

Pas kësaj dorëheqje, parlamenti do të mblidhet brenda 15 ditëve, bashkë me Senatin, Dhomën e Deputetëve dhe 58 të deleguarit rajonalë, për të zgjedhur presidentin e ri.

Në tre raundet e para ështe e nevojshme një maxhorancë me dy të tretat por duke filluar nga raundi i katërt mjafton vetëm maxhoranca e thjeshtë për të zgjedhur presidentin.

Por asnjë parti nuk ka maxhorancën e nevojshme, dhe negociatat tashmë kanë filluar pët të gjetur një kandidat me konsensus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button