Kosova

Finlanda mbështetje Kosovës në proceset integruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Ambasadorja përgëzoi kryeministrin Mustafa për progresin në Kosovë, si dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadoren për zhvillimet në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve.
Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë në proceset integruese evropiane, për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren për përkrahjen e Finlandës në këto procese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button