Politika

Fleckenstein: Jam optimist, Kukan mund të sjellë fundin e bojkotit të opozitës

Raportuesi i PE-së, Knut Fleckenstein, shkruan në statusin e tij Facebook pas vizitës së djeshme në Tiranë për bojkotin e opozitës dhe shprehet optimist pas takimit me krerët e lartë të shtetit e politikës, si me Kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit, Meta dhe liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

basha-raportuesi999“Në diskutimet me kryetarin e Parlamentit Meta, me Kryeministrin Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Basha, unë u përpoqa për të sqaruar kushtet që mund të çojnë në ndërprerjen e bojkotit të punës parlamentare të opozitës. Unë kam shpresë se kolegu im Eduard Kukan (EPP) mund të sjellë bisedimet në një përfundim të suksesshëm të hënën. Bashkëpunimi ynë në këtë çështje është me të vërtetë i mirë dhe përcaktohet me qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan raportuesi i PE-se, Knut Fleckenstein.

Edhe një ditë më parë, raportuesi i PE-se, Knut Fleckenstein, ishte optimist për rikthimin e opozitës në parlament, duke u shprehur pas takimit me kryetarin e PD-se, Lulzim Basha, se “Jam optimist për zgjidhjen e krizës se bojkotit te parlamentit dhe se ne ditët në vijim opozita do të jetë në Kuvend. Besoj se opozita do të jetë në seancën e ardhshme në Kuvend ”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button