Moda

Flokët dhe ngjyrat e propozuara për vitin 2015

Nga sfilatat dhe tapeti i kuq, editorët e bukurisë të Elle, kanë zbuluar gjashtë tendencat më të rëndësishme.

flok-euml-t-dhe-ngjyrat-e-propozuara-p-euml-r-vitin-2015_hdTë gjatë, shumë të gjatë: nëse keni vendosur t’i rrisni flokët, është koha e duhur. Nga Versace në Narciso Rodriguez, te Alberta Ferretti e Stella Jean, flokët janë të gjatë me valë të buta botiçeliane.

Bisht kali: modeli i preferuar ditën pas dushit, bishti i kalëron triumfues vitet. Ai që prezantohet nga Fendi, të jep përshtypjen të rastësishme është shumë elegante.

Topuzi: kush pëlqen efektin e flokëve të çrregullt mund të imitojë disa modele sfilatash. Kush preferon një stil më të rregullt nuk mund të frymëzohet më mirë sesa nga Dolce & Gabbana.

Prerja kult: nëse doni t’i prisni, atëherë më mirë një gjatësi mesatare, shkruan revistaclass. Më modernia është prerja ‘shag’ si ajo e muzës kryesore të Ysl, Edie Campbell, një gjatësi me prekje ‘punk’ dhe një balluke e çrregullt.

Ngjyrat: do jetë viti i bronde si ngjyra e Suki Waterhouse, por edhe i majave të kuqe, si Kristine Stewart.

Të shkurtra: nëse nuk hiqni dot dorë nga flokët shumë të shkurtër, vajza më e kopjuar në 2015-ën do jetë Sienna Miller. E keni parë modelin e saj të ri të flokëve? E gjeni në fotot këtu! Bashkë me gjithë modelet frymëzues për këtë vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button