Politika

Floreta Faber dekretohet ambasadore në SHBA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar emërimin e znj. Floreta Faber, ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidente dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezidente.

floretaMë poshtë dekreti i Presidentit të Republikës:

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Floreta Faber emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8916

Tiranë, më  29.01.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button