Ekonomia

FMN: Shqipëria rritje ekonomike 2.7% në 2015-n, nga 3 % që ishte parashikimi

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në rënie ekonominë shqiptare gjatë këtij viti në 2.7%, nga 3% që ishte vlerësimi i mëparshëm.

Në raportin e tetorit për “Perspektivën e Ekonomisë Globale”, sipas FMN-së edhe për vitin 2016, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet në rënie. FMN parashikon që Shqipëria të rritet me 3.4%, nga 4% që ishte pritshmëria në raportin e muajit prillit.

Edhe në terma afat-gjatë, deri në vitin 2020 vlerësimi është në ulje në 4.2%, nga 4.5% që parashikohej në prill.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Serbinë, në kontekstin e rritjes më të ulët ekonomike, që parashikohet të rritet me 0.5% nga -0.5% që ishte vlerësimi i prillit. Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi pritet të rriten me 3.2 % secila.

Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje parashikimet për rritjen ekonomike globale për këtë vit. Rritja u reduktua në 3.1 përqind, nga 3.3 përqind që ishte një parashikim i muajit korrik. Në 2016, parashikimet flasin për një rritje të ekonomisë globale nën 3.8 përqind.

Related Articles

Nje koment

  1. RRITJA EKONOMOKE …. CFARE DO TE THOTE , ,,,????? SE DISA BIZNESA FITOJNE ME SHUME DHE NUK PAGUAJNE TAKSAT ????? PO POULLI .A ESHTE PERMIRESUAR JETA …. KROISENNCE SA ESHTE … SE DISA PERFITOJNE POR POPULLI I SHQIPERISE NUK PERFITON … DUHET TE SHIKOHEN GJERAT QEVERIA DUHET E HAPI VENDE PUNE … DUHET TE LUFTOJE KORRUPSIONI … SE EUROPA PO JETON NDERSA SHQIPTARET E BRAKTISIN VENDIN NGA MIZERJA ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button