Te ndryshme

Gëzuar ditëlindjen! Kulla Eiffel mbushi 126 vjeç

kullaMë 31 mars të vitit 1899 përurohej Kulla Eiffel në kryeqytetin francez, Paris dhe për të kujtuar këtë ngjarje, edhe “Google” ka menduar t’i dedikojë pikërisht këndin e saj.

Kulla Eiffel nuk është vetëm monumenti më i vizituar me pagesë në botë, me thuajse 7 milionë frekuentues. Është tashmë prej vitesh një simbol, një objekt kulti, një pikë referimi, sfondi i fotove të turistëve, modeli i paarritshëm për piktorin dhe arkitektin.

kulla 1Dihet tashmë nga të gjithë, që Kulla duhej të celebronte Revolucionin francez dhe në të njëjtën kohë arritjen e industrisë.

Ajo i është nënshtruar 17 herë rikonstruksionit të saj. Dhe shumë herë ngjyra i është ndryshuar: nga e kuqe veneciane origjinale, është shndërruar në portokalli, në të verdhë-ari dhe të kuqe të errët. Prej shumë vitesh i është dhënë një ngjyrë bronzi të errët, duke u përshtatur më së miri me ngjyrat e gurëve apo të tarracave të ndërtesave parisiane.

kulla 2Është një ngjyrë e mbrojtur, në kuptimin që i është rezervuar Kullës dhe nuk mund të përdoret absolutisht për asgjë tjetër arkitekturore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button