Europa

Giscard d’Estaing: Franca rrezikon një krizë të ngjashme me atë greke

Valery-Giscard-dEstaingIsh-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing theksoi se Franca rrezikonte të ndodhej në situatën që është përballur Greqia dhe do t’i duhet të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen ”Le Figaro”.

Ai që ishte president nga viti 1974 deri në 1981, propozoi, me mbështetjen e Helmut Schmidt, kancelar gjerman në të njëjtën periudhë, për të formuar rreth euros një bashkësi homogjene prej 10 vendesh të pajisura me të njëjtat rregulla buxhetore dhe fiskale, që kërkon Evropa.

‘Pavarësisht borxhit të lartë, sot jemi të mbrojtur nga përqindjet shumë të ulëta të interesit, por kjo është e përkohshme”, theksoi ai.

”FED (Banka Qëndrore amerikane) njoftoi qëllimin e tij për të rritur përqindjet e interesit që në momentin që konjuktura do ta mundësojë, ndoshta pas 18 muajve (…) Atë ditë, vendi ynë rrezikon të ndodhet në situatën e Greqisë. Pushtetet publike do të jenë të detyruara t’i kërkojnë ndihmë FMN-së”, nënvizoi Valery Giscard d’Estaing.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button