Ekonomia

Gjermani-Shqipëri, firmosen 6 marrëveshje financiare

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman kanë nënshkruar këtë të hënë një seri marrëveshjesh financiare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ministri Cani vlerësoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, që sipas tij, do të rrisin praninë e investimeve gjermane në vendin tonë.

Edhe ambasadori Hoffman vlerësoi me nota pozitive këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, që “do të sjellë të mira për komunitetet”.

“Sapo nënshkruam 6 marrëveshje financiare. Për këto marrëveshje është punuar prej shumë kohësh ndaj dhe falenderoj ata që dhanë kontributin e tyre, përfshirë kompanitë pjesëmarrëse. Është pozitiv fakti që arritëm të nënshkruajmë këto marrëveshje pak ditë para vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë. Ato do të përkthehen në investime dhe do të sjellin gjëra pozitive për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të japin kontributin e tyre”, ka shtuar Hoffman.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button