roze

Gordon-Levitt në rolin e Edward Snowden

Një film mbi një nga figurat më kontroverse të kohëve të fundit, spiunit të Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, do të shfaqet në fund të vitit. Protagonist i filmit do të jetë aktori Joseph Gordon-Levitt, i cili ka postuar dy foto nga filmi.

1425415605levitt-snowden34-vjeçari shihet në këto foto me uniformë ushtarake.

“U habita kur e mora vesh historinë e Snowden, nuk e dija që ishte pjesë e ushtrisë së SHBA-së në vitin 2004. Pasi theu këmbët gjatë një incidenti në stërvitje, ai gjeti një punë në CIA”, tha Gordon-Levitt.

Kasti i filmit ‘Snowden’ do të përbëhet nga yje si Shailene Woodley, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Timothy Olyphant, Rhys Ifans, Joely Richardson dhe Nicolas Cage.

Xhirimet e filmit me regji të Oliver Stone kanë nisur në 16 shkurt dhe premiera e tij pritet në 25 dhjetor të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button