Te ndryshme

Grabitet banesa në Angli

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar pamje tronditëse të grabitjes së një banese në mes të ditës në Essex, në veri të Londrës.

Katër grabitësit mbërritën në banesë me një “Porsche”, ndërsa me shpejtësi njëri prej tyre ka shkatërruar me levë një kamera sigurie. Më pas, 4 grabitësit, njëri prej të cilëve mbante në duar një armë zjarri, tentuan me të gjitha mënyrat të hapnin derën e banesës, ndërsa u filmuan nga një tjetër kamera e vendosur sipër derës.

Grabitësit ia dolën të shkatërronin derën dhe të hynin brenda në banesë, ku ndodheshin 3 të rinj, të cilët u lënduan nga xhamat e thyer.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta realizuar këtë grabitje, 4 personat janë larguar nga banesa vetëm me dy orë dore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button