Rajoni

Greqia parashikon të mbështetet tek aleatët në saj në Evropë dhe vazhdon dialogun e të shurdhërve me Berlinin

Qeveria greke pritet të fillojë këtë fundjavë në Paris një turne evropian duke parashikuar të mbështetet tek aleatët e saj në betejën kundër masave shtrënguese, por me Berlinin vazhdon dialogu i të shurdhërve.
VarufakisMinistri i Financave, Janis Varufakis niset që sot për në kryeqytetin francez, ka njoftuar ministria e tij, duke e afruar kështu udhëtimin e parashikuar fillimisht për të hënën.
Ai do të takohet të dielën me homologun e tij, Michel Sapin. Ky i fundit ka deklaruar tashmë se parashikon të luajë kartën e lidhjes mes Greqisë dhe shteteve imponuese të politikës së shtrëngimit të rripit, me në krye Gjermaninë.
Kancelarja Angela Merkel ka përsëritur për të përditshmen « Hamburger Abendblatt » se nuk do të ketë “reduktim tjetër të borxhit”, një nga kërkesat specifike të kryeministrit të ri, Alexis Tsipras. Dhe pas saj, 76 për qind e gjermanëve janë shprehur kundër një fshirjeje të tillë të borxhit, mësohet nga një sondazh i publikuar dje.
Të premten në mbrëmje, Alexis Tsipras, i cili vjen nga partia radikale e majtë, Syriza, deklaroi përpara ministrave të tij: “Kam ndërmend të jem origjinal dhe të mbaj premtimet e bëra gjatë fushatës », njoftoi agjencia ANA duke cituar deklaratat e tij të siguruara nga një burim qeveritar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button