Politika

Hapja e dosjeve, prezantohet nisma ligjore. Hoffman: Procesi i vështirë, por i shëndetshëm

Prezantohet nisma ligjore për hapjen e dosjeve të komunizimit.

nismaNë një konferencë për media, në emër të Grupit Shqiptar per të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri ka bërë prezantimin e kësaj nisme, qe vjen si bashkëpunim me ish të përndjekur e ish studentë të dhjetorit.

Sipas Ballaurit, ky është një moment për t’u bashkuar se vetëm kështu mund të gjendet forca për këtë nismë.

Doda

Pjesë e grupit nismëtar, deputetja e PD-se, Mesila Doda eshte shprehur e kenaqur per kete nisme te shoqerise civile per ta cuar ne Kuvend.

“Ka ardhur nje moment ku duhet te ndalemi nga e kaluara dhe duhet te kete nje reflektim personal per te gjithe. Ka qene tentative e fshehur, kemi rezolutat ne Kuvend qe ka denuar komunizmin, por nuk kemi nje votim unanim, ka ardhur momenti qe historia duhet te jete e pranuar nga te gjithe. Kemi ardhur ne moment qe porteret e Enverit moren dhene, duke u trajtuar ai si figure patriotike, kjo kerkon nje aksion akoma me te forte nga ana jone. Enveri luften antifashiste e ktheu ne lufte vella vrasese, per kete arsye ai eshte nje kriminel”- tha Doda.

Sipas saj, ai eshte fajtor se ka vrare pafund gra, burra, te rinj e te reja, me gjyq e pa gjyq e ka internuar mijera te tjere.
Idrizi

Deputeti I PDIU, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar mbledhjen në këtë vend pas 24 vjetësh. “Kuptojmë se sa thellë metastazat e së shkuarës janë futur në shoqërinë shqiptare, nuk kemi arritur të shohim të vërtetat e mëdha në sy. Duheshin hapur dosjet për t’u ndarë nga e shkuara, që ka penguar rrugëtimin tonë drejt Europës”- tha ai.

Sipas tij, duhen hapur dosjet, të shihet mekanizmi i Sigurimit që dhunoi dinjitetin njerëzor. “Nga dhjetori deri në shkurt në lëvizjen e dhjetorit na thoshin mos të merremi me figurën e Enverit, atëherë nuk I dëgjuam, u futën më grevë urie. Pas 24 vjetësh shohimn që metastazat e diktatorit janë prezente, ne duhet ta shohim të vëretëtën në sy për t’u ndarë nga e kaluara. Nuk bëhemi pjesë e Europës pa u ndarë nga diktatura.

 

Ambasadori gjerman

Duke përshendetur takimin për këtë nismë ligjore, ambasadori gjerman në vendin tonë ka vlerësuar nismën, realizimi për të ciliën sipas tij është padyshim i vështirë.

“Kjo është shumë e vështirë për Shqipërinë, por nga eksperienca gjermane është një projekt shumë i vështirë për t’u zbatuar. Ky është problem i familjes dhe gjithë shoqërisë, edhe unë në familjen time kam debate lidhur me historinë, apo si është përballuar e kaluara. Nëse shohim se c’ndodh me politikën e jashtme gjermane, kjo nuk është e rastësishme, pasi ka ardhur si rrjedhim i debatit politik në Gjermani, rrjedhojë e ngjarjes së madhe që ka ndodhur në familjen gjermane”- tha ai.

Sipas tij dosjet janë hapur në atë mënyrë që secili ta shihte atë.”Edhe unë mund të kisha dosje, por në Gjermani ka radhë të gjatë dhe është proces shumë i gjatë i kërkesës për të parë dosjen. Ky është proces i shëndetshëm, por mund të krijojë edhe probleme shumë të mëdha, edhe për spiunimet brenda familjes”- tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button