Kronika

Hetimi, Doshi e Frroku merren në pyetje në dhomat e paraburgimit

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, të cilët ndodhen në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, këtë të premte u morën në pyetje nga prokurorët.

1427466957drejtoriapolicisetiraneMarrja në pyetje, që përfundoi pak pas orës 15:00 është bërë nga drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Altin Binaj dhe shefi i komanduar, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Adnan Xholi.

Për gati një orë e 30 minuta, përpara Prokurorëve dhe në prani të avokatëve të tij mbrojtës, deputeti Mark Frroku ka qëndruar në të njëjtat pozita mohuese, duke thënë se nuk ka aspak lidhje me veprat penale, për të cilat ai dyshohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më herët Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur në urdhërin e ndalimit, për dy deputetët, cila është arsyeja e kësaj sajese. Sipas Prokurorisë, Mark Frroku dhe Durim Bami kanë sajuar të gjithë histori për të vendosur nën akuzë, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërkohë, gjatë ditës, oficerë të Policisë Gjyqësore të Krimeve të Rënda kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe kanë sekuestruar pamjet filmike, pas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, i cili pretendoi dy ditë më parë se Durim Bami është kërcënuar nga një person i maskuar. Në rrugë jozyrtare thuhet se nga këqyrja paraprake e këtyre pamjeve filmike, nuk duket asnjë oficer i policisë, ose një efektiv policie që të shfaqet me maskë në ambientet e Policisë së Tiranës. Gjithësesi, pritet një version zyrtar për këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button