Te ndryshme

Hidhe në kosh! Jo menjëherë – 7 këshilla për shpëtuar nga konsumizmi vrastar

 Nga Elisabeth Zacharia

kryesoreNë mbarë botën çdo vit hidhen në kosh të plehrave miliarda tonë ushqime e produkte të ngjashme; vetëm në Gjermani numërohen 20 milionë tonë. Shpesh ju duhet të mbani parasysh vetëm ca këshilla fare të vogla që nuk ju kushtojnë asgjë, për të shmangur këtë fenomen që dëmton në mënyrë direkte, jo vetëm buxhetin tuaj, por edhe ambientin, e si pasojë, edhe shëndetin tuaj.

Më poshtë disa këshilla:  

1. Mos iu përmbani strikt datës së skadencës. Kjo nuk është dita e “vdekjes”, në të cilën ju do të duhej të hidhnit me domosdo ushqimet në koshin e plehrave. Qoftë edhe nëse ju u përkisni atyre njerëzve që sipas statistikave, për çdo vit hedhin tej 53 kg. ushqim të ngrënshëm. Ato nuk do ju bëjnë të vdisni, edhe nëse u ka skaduar afati i përdorimit, pasi shumica prej tyre reziston edhe pas këtij afati.

Data e skadencës më shumë rekomandohet nga prodhuesit dhe i ndihmon dyqanet e rrjetet e supermarketeve për më shumë xhiro, ngase shumë njerëz mendojnë se ushqimet pas kalimit të afatit të skandecës, prishen menjëherë, e kështu që jepen pas konsumit edhe më fort. Nisjani t’u besoni shqisave e reflekseve tuaja: pra shikoni, nuhasni dhe provoni shijet. Nëse njëri nga këta faktorë ju duket se çalon, atëherë hidheni poshtë atë produkt.

Sigurisht se shumë duhet të mbani parasysh afatin, sidomos te peshku, mishi, pulat e zogjtë; me kalimin e datës së skandencës, normalisht këto produkte hiqen vetë nga stafi në vitrinat e supermarketeve. Nëse mishi në frigoriferin e supermarketit e ka kaluar afatin e përdorimit, sidoqoftë kjo nuk do të thotë automatikisht se ai është prishur. Me dyshimin më të vogël, ju megjithatë nuk duhet ta konsumoni atë, ngaqë ai mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.

2. Jepini fund së shndërruari frigoriferin tuaj në një paradepo për plehrat tuaja ushqimore. Pastrojeni atë rregullisht nga ushqimet e vjetra në pjesën e përparme dhe vendosini ato më të freskëtat në pjesën fundore, duke i shtyrë prapa. Kjo do të zgjasë vetëm pak sekonda dhe ju do konsumoni mallrat e vjetra, para se të hyjnë të rejat, të sapoblera.

Hidhini një sy frigoriferit tuaj dhe rezervave ushqimore që janë akoma në të, para se të shkoni të blini, dhe vini re me kujdes se çfarë keni nevojë më shumë për të blerë. Përndryshe, mos blini asgjë. Dhe mos shkoni me oreks të pakufizuar për të blerë. E di se këto këshilla për ju, nuk janë të reja; unë vetëm po tentoj t’ua kujtoj edhe një herë mirë ato.

3. Vlerësoni shumë faktin se duhet të gjeni në dyqan asortimentet që ruhen në akull, para se dyqani të mbyllet? Më pas mos prisni që indirekt të merrni mallin që hiqet nga frigoriferi, pak minuta para mbylljes së dyqanit.

Mendoni ndoshta një herë mbi atë, nëse ju me të vërtetë do të donit të kishit deri në minutën e fundit të blerjeve, të gjitha frutat dhe perimet dhe nxirrni vetë pastaj pasojat prej këtij akti: kazanë të tërë plehrash të supermarketeve, përbërësit e të cilëve ju sigurisht se duhet t’i paguani.

Diskutojeni këtë temë në rrethin tuaj shoqëror, apo dhe më mirë akoma, me menaxherin e supermarketit ku ju blini. Ju nuk pritet t’i ndryshoni praktikat e hedhjes së ushqimeve nga sot për nesër, por siç thuhet: “uji që pikon ngadalë, shpon edhe gurin”.

4. Orientoni sjelljen tuaj në blerje jo drejt ofertave, qoftë edhe kur ato u përgjigjen fiks nevojave tuaja. Nëse dy tranguj për shembull, kushtojnë për një çast sa një, të duket e vështirë ta hedhësh poshtë të dytën. Nëse ju nevojitet vetëm një, atëherë blini vetëm një, edhe nëse e dyta, thuajse mund t’ju jepet falas.

5. Krahasoni në paketime të mëdha – që mund t’ju joshin – çmimin bazë, me atë të një paketimi të vogël. Në etiketën e çmimit të çdo produkti, jepet ( shpesh në germa shumë vogla) çmimi bazë për 100 gramë, kilogramë, mililitër etj. Këto çmime janë baza për krahasimin e çmimeve. Ju do të vini kësisoj re se paketimi i madh, shpesh nuk përbën automatikisht “paketimin më kursimtar”.

Shikoni me vëmendje dhe krahasojini ato, para se të hidhni më shumë në karrocën e blerjeve sesa ç‘keni nevojë, dhe mundësisht edhe ta mbyllni qesen me atë që keni blerë, duke besuar se keni bërë një blerje me leverdi. Ndonjëherë ka më shumë kuptim, të merrni me vete dy pako të vogla, pasi një pako e madhe e hapur, mund t’i ketë hapur rrugë më shpejt prishjes së ushqimeve.

6. Krishtlindjet, strehëza e ngrohtë familjare ju çon që të blini sasi të pamasa ushqimesh nga kënaqësia. Shumë njerëz e teprojnë me arsyetimin për t’u furnizuar me “sasinë e duhur” të ushqimeve. Pyesni një gastronom sesa mish dhe përbërës i duhen për person dhe do të kuptoni pastaj se do t’ia dilni mbanë me dozën e duhur, me shumë më pak se ç’keni futur në karrocë.

Në këtë mënyrë, ju nuk kurseni vetëm paratë nga portofoli juaj, por jepni edhe një kontribut të vlefshëm për mjedisin.

7. Pushoni së përdoruri argumentin vrastar: “Unë s’kam kohë t’i bëj të gjitha këto”. Me këtë, ju do të bini viktimë e hedhjes pa kriter të ushqimeve në kazanë plehrash. Mbani shënim një muaj rresht rreth gjërave që ju do të hidhni tej. Vëreni për pak çaste se sa kohë keni punuar për këtë. Me shumë gjasa, jo më shumë sesa pak minuta më shumë, kjo është koha që ju ka kushtuar strategjia juaj e re e blerjeve, me të cilën ju do i jepni një goditje shumë pozitive hedhjes pa kriter të mallrave ushqimore në koshin e plehrave.

Marrë nga “Huffington Post”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button