roze

Hiri i Robin Willimas është hedhur në det

robinwilliams1Trupi i Robin Williams, siç raportojnë edhe mediat amerikane, është djegur dhe  hiri i tij është hedhur në detin në gjirin e San Franciskos.

Lajmin e ka dhënë fajqa e internetit “Radaronline”, që ka siguruar një kopje të çertifikatës së vdekjes të aktorit, në të cilën shkruhej se hiri është shpërndarë në det një ditë pasi ai ndërroi jetë.

Në çertifikatën e lëshuar nga Contea del Marin, në Kaliforni, thuhet se shkaqet e vdekjes së aktorit janë “objekte nën hetim”, ndërsa shtohet se trupi është djegur në përputhje me ligjin dhe vullnetin e familjes.

Shtypi amerikan kujton se autopsia është kryer më 12 gusht dhe se priten rezultatet e testeve toksikologjike, për të zbuluar nëse aktori kishte konsumuar lëndë narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button