Ekonomia

HJapet konkursi për hyrjen në Parkut e Liqenit artificial të Tiranës

liqeniDitën e hënë u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se projekti fitues do i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës”“Do të krijojmë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese në kryeqytet. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri”, tha kreu i qeverisë. Rama shtoi: “Në fund të ditës, do të kemi një tjetër projekt me vlerë për të çuar përpara projektin e transformimit të qytetit tonë”.

“Ky projekt merr një rëndësi të posaçme pasi i hap rrugë programit transformues për gjithë parkun e integruar të Tiranës. Ai do të krijojë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese te parku i liqenit”, tha kryeministri.

Projekti, theksoi ai, i cili përfshin një hapësirë të kufizuar brenda asaj të madhe është kyç se do të krijojë kushte për të hapur një kantier të madh për Tiranën duke bërë të mundur thellimin e punës në fazën e parë që është ajo që lidhet me hyrjen e parkut. Kryeministri vlerësoi pjesëmarrjen në konkursin e sotëm të studiove të njohura ndërkombëtare, të cilat do të ballafaqojnë propozimet e tyre përballë një jurie prestigjioze, në mbështetje të transformimit sa më shpejt të kësaj hapësire

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button