Teknologji

HP Spectre x360 një rival serioz i Apple MacBook Pro

Laptopi më i ri nga HP, Spectre x360 është përpjekja më e re direkte e kompanisë të garojë me laptopët e famshëm të Apple, MacBook Pro, si dhe linjën e laptopëve të Lenovo’së, serinë Yoga Pro.

hp-spectre-x360-nj-euml-rival-serioz-i-apple-macbook-pro_hdSpectre x360 sjell ekranin me diagonalen prej 13,3”, mbështjellësin e aluminit CNC që mundëson palimin e baterisë WHR 56, hollësinë e trupit deri në 0.63” në skajin më të madh, si dhe shumë specifika tjera që e bëjnë këtë model të laptopit njërin ndër më të mirët për momentin.

CPU-ja e laptopit sjell gjeneratën e pestë të Intel Core i5-5200U, me grafikat HD 5500, memorien 8 GB 1600 MHz LPDDR3 SDRAM, hapësirën për ruajtjen e të dhënave me 256GB, si dhe portet: 3 SuperSpeed USB 3.0, 1 Mini DisplayPort, HDMI, Headphone-out/microphone-in combo jack, Multi-Format Digital Media Card Reader.

Bateria e HP Spectre x360 13t përfshin edhe 3-cell 56WHr 4.96Ah lithium-ion, që mundëson punë aktive deri në 12.5 orë.

Kostoja e këtij modeli pritet të jetë rreth 899 dollarë, ndërsa modelet më të avancuara të këtij laptopi do të shkojnë deri në 1149 dollarë, por që do të ofrojë specifika më të avancuara sesa kaq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button