Kronika

Hyrja moderne e kryeqytetit. Nis rehabilitimi i autostradës

eskavatorautostradaPas disa muajsh të dyja anët e segmentit të autostradës nga Qafa e Kasharit deri tek rrotullimi doganës do të kenë një pamje tjetër.

Mesditën e të enjtes nisi reabilitimi këtij segmenti rrugor ku përfshihen kanalizimet, zgjerimi me një metër, përfshi gjelbërimin. Ndërsa ndriçimi do të realizohet nëpërmjet ndriçuesve që punojnë me energji diellore.

Gjatë inspektimit të këtyre punimeve Kryeministri Edi Rama tha se cilësia duhet të dominojë këtë reabilitim, me qëllim që hyrja e kyeqytetit shqiptar të jetë me standarde europiane.

“Shumëkush mendoi se cfarë u bë për vizitën e Papës ishte për të zbuluruar fytyrën për një ditë feste, por në fakt ishte fillimi i një transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, që fatkeqësisht për vite të tëra u kthye në një shteg mbeturinash e hedhurinash, në një hyrje të në kryeqyteti europiam. Ky projekt do të shtrihet kudo me të njëjtat standarde dhe sens estetik”, tha Rama.

Ramë Geci, presidenti kompanisë që po kryen punimet u shpreh se duhet bashkëpunimi një sërë institucionesh si OSHE, Ujësjellës- Kanalizimet përfshi kompanitë e fibrave optike, pasi për momentin në këtë aks rrugor është një katrahurë e jashtëzakonshme dhe se këto kompani, duhet të jenë prezente gjatë punimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button