Kosova

Hyseni në Berlin: Të sigurohet lëvizje e lirë për kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere.

hyseni-n-euml-berlin-t-euml-sigurohet-l-euml-vizje-e-lir-euml-p-euml-r-kosovar-euml-t_hdSipas njoftimit të MPB-së, Hyseni i ka filluar aktivitetet të mërkurën me një ligjëratë në Institutin e njohur “Aspen”, me ç’rast para përfaqësuesve të Institutit, ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Gjermanisë, përfaqësuesve të ambasadave të akredituara në Berlin dhe përfaqësues të sektorit privat, foli për shkaqet e migrimit të popullatës së Kosovës kohëve të fundit.

Më pas, ministri Hyseni ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Thomas de Maiziere, të cilin fillimisht e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në shumë sfera. Gjithashtu, me homologun e tij ministri Hyseni ka biseduar edhe për një numër çështjesh me rëndësi siç janë: migrimi ilegal, ekstremizimi i dhunshëm, krimi i organizuar, si dhe mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ministri Hyseni pranoi se migrimi ilegal mbetet një prej problemeve kyçe me të cilën po përballet Kosova, por në të njëjtën kohë theksoi nevojën e domosdoshme që qytetarët kosovarë të mund të lëvizin lirshëm, pra pa viza, në vendet e Bashkimit Evropian, duke qenë se Kosova është vendi i vetëm i rajonit që ka mbetur i izoluar.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, shprehi mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e autoriteteve kosovare në kthimin e të gjithë atyre që kanë migruar ilegalisht, sidomos kohëve të fundit në Gjermani.

Të dy ministrat u pajtuan se Kosova nuk është e vetme në përpalljen me gjithë këto sfida dhe se Gjermania mbetet partner strategjik i saj.

Gjatë ditës Hyseni ka zhvilluar një takim edhe me anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, duke iu përgjigjur kureshtjes së tyre, lidhur me shkaqet e migrimit, masat të cilat i ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, si dhe argumentoi edhe njëherë nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

“Popullata e Kosovës mbetet një prej popullatave më pro-evropiane në rajon dhe ky orientim i tyre nuk mund të mos kihet parasysh derisa Evropa vendosë të liberalizojë vizat edhe me Kosovën”, theksoi ministri Hyseni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button