Kronika

I burgosuri Shpëtim Zisa tenton sërish vetëvrasjen, i vë zjarrin dyshekut

shpetim-zisaShpëtim Zisa, 19 vjeçari i cili vuan dënimin me burg për jetë për vrasjen makabre të 10 vjeçarit Besim Çenga ka tentuar sërish vetëvrasjen në burgun e Krujës. Burime nga Drejtoria e Burgjeve bënë me dije se Zisi i ka vënë flakën dyshekut në qeli, por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar falë ndërhyrjes së menjëhershme të rojeve të burgut. Pas kësaj ngjarjeje e cila për Zisën është e përsëritur pasi disa ditë më parë ai ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me një çarçaf 19-vjeçari është  transferuar në një qeli tjetër.

Ngjarja për të cilën Zisa vuan dënimin me burg përjetë ka ndodhur në vitin 2007, ku 10 vjeçari Besim Cenga është përdhunuar dhe më pas mbytur nga 19 vjeçari me probleme psikike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button