Kronika

I morën lekë administratorit kinez, prokuroria: 4,5 vjet burg inspektorëve të Mjedisit

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me nga 4 vjet e gjysmë burg për secilin prej dy drejtuesve të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv….”.

Gjykata-e-DurresitNë përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me procedurë të shkurtuar, rezultoi e provuar se Genci Balla, në detyrën e Kryeinspektorit të Mjedisit në Durrës dhe s Eduart Bejko, në funksionin e inspektorit në këtë institucion, i merrnin një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mos aplikimit të masave administrative me gjobë për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij.

Gjithashtu, së bashku me dy drejtuesit e inspektoratit të mjedisit Durrës, prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, me kusht, për  Dorina Nikolla, e akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm…”, e cila ishte personi që kryente ndërmjetësimin mes administratorit të kompanisë private dhe dy zyrtarëve publikë.

Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrnin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mos ushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button