Pritje per ekipin e "Kthimit"
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, dhe drejtoresha për Kulturë, Vlora Dumoshi, pritën të martën regjisoren Blerta Zeqiri, producentin Blerim Gjoci dhe ekipin e filmit “Kthimi” - të shpërblyer me çmimin e jurisë në festivalin Sundance Film Festival”, në SHBA.
Mustafa uroi Zeqirin dhe ekipin për çmimin, duke nënvizuar se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen projekte, puna e disa prej të cilave po shpërblehet edhe jashtë vendit.“Pjesëmarrja juaj në festivale të njohura dhe shpërblimi për punën që bëni po e afirmojnë jo vetëm filmin por edhe vendin tonë”, tha Mustafa.Pas falënderimit për pritjen, Zeqiri e njoftoi Mustafën rreth festivalit në të cilin u shpërblye filmi “Kthimi”, i prodhuar nga Prishtina Film.
“Komuna e Prishtinës ka ndihmuar në prodhimin e këtij filmi, andaj ne e vlerësojmë këtë si sukses të përbashkët”, tha Blerim Gjoci, derisa falënderoi komunën e Prishtinës për mbështetje në prodhimin e filmit të regjisores Zeqiri. Përveç ekipit të filmit “Kthimi”, në takim ishin të pranishëm edhe Agim Selimi, Bekim Lumi, Arian Krasniqi, e Melihate Qena.



Posto komentin tuaj