Fillimi | Arte | Film | Shikimi i Angelopulosit

Shikimi i Angelopulosit

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
In memoriam për regjisorin e njohur grek Theo Angelopoulos (1935-2012) i cili, para pak ditësh, vdiq në një aksident rrugor In memoriam për regjisorin e njohur grek Theo Angelopoulos (1935-2012) i cili, para pak ditësh, vdiq në një aksident rrugor

In memoriam për regjisorin e njohur grek Theo Angelopoulos (1935-2012) i cili, para pak ditësh, vdiq në një aksident rrugor

Njerëz të ndryshëm në histori dhe me histori, migracionet dhe emigracionet, protagonist dhe antagonist, mitologjia dhe realiteti…Theo Angelopoulos, pa dyshim, ishte përfaqësuesi më i njohur i filmit të ri grek dhe njëri ndër regjisorët më eminent të gjysmës së dytë të shekullit njëzet. E karakterizonte një miks i veçantë në mes të historisë dhe estetikës dhe distanca nga angazhimi dinamik i kamerës, i cili tipizon ditët dhe mentalitetin e sotëm.

”Flachbacku” në histori i cili është prezent në filmat siç janë”O Megalexandros”ose”Eternity and the Day”ose”Ulysses Gaze”, i cili si duket trashëgohet nga Homeri, krijon një strukturë epike me ndihmën e një mbindërtimi vizual, i cili stilizohet në vazhdimësi ashtu si organizohen freskat religjioze.

Lidhja e epokave dhe dekadave të ndryshme në një pike të përbashkët, organizimi kolektiv i skenave, organizimi koral i situatave dramatike dhe mizanskenës,e uniteti dramatik i ndodhisë sikur përkujton Akiro Kurosavën dhe tendencën që çdo gjë të ilustrohet me sa më pak kuadro…pikëllimi, mjegulla, shtimungu i cili zhvillohet në drejtim të “bojës pa bojë”, fushat e zbehta dhe simbolizmi i zhvilluar detyrimisht sikur ishin elemente të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte do ta vërtetonin stilin epik. Në stilin e tij i cili normalisht gjithnjë mbështetet në histori mund të deshifrohen edhe autorë të rëndësishëm ashtu si Mizoguçi, Murnau, e poashtu edhe Godard dhe Tarkovski.

E gjithë veprimtaria e Angelopoulosit ndoshta mund të ndahet në dy periudha të caktuara: A) Periudha e historisë e cila gjendet në planin e parë dhe merr rolin e një protagonisti; B) Periudha e historisë e cila nuk e ka rolin e protagonistit mirëpo gjendet në backgraund dhe të gjithë ne me dashje apo pa dashje merremi me pasojat destruktive të atyre të cilët këtë histori sikur e harrojnë pas vete.

Ndoshta të gjithë filmat e Theo Angelopoulosit, pavarësisht nga zhanri dhe stili, mund të duken si ëndërr ,filma me shumë atmosferë dhe peizazh e enigmatik në tregim. Unë edhe sot i kam në kokë kuadrat-sekuencë nga “Ulysses Gaze”(1994). Odiseu zgjohet në Itakë në kohën e sotme dhe fillon udhëtimin nëpër Ballkan. Protagonisti i filmit është regjisori grek, i cili rikthehet në Greqi pas një kohe të konsiderueshme të kaluar në SHBA.

Protagonisti i cili është në kë kërkim të vetvetes nuk mund të xhirojë filma për shkak se këto fotografi tashmë e kanë humbur çiltërsinë dhe në njëfarë mënyre ekziston rreziku që si art të zhduken deri në rrënjë në shekullin e njëzetenjë.

Ky udhëtim vazhdon nëpër Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Rumani e pastaj kemi rikthimin me ndihmën e Vukovarit (Kroaci) dhe Sarajevës, rikthimin e Leninit gjigant-skulpturë të copëtuar me një simbolikë evidente.

Gjatë realizimit të këtij filmi Theo Angelopoulos do të deklaronte diçka kështu “Nëse ky është film autobiografik, po e xhiroj për shkak se Ballkani është nëna e civilizimit europian, e Europa pa na kupton çdo ditë e më pak…

Filmi im është ballkanik, për shkak se të gjithë ne të cilët jetojmë në këto treva e ndajmë fatkeqësinë e përbashkët me shumë konflikte brenda një shekulli, kështu që duhet shumë më mire të kuptohemi dhe bashkëpunojmë. Konsideroj se të gjitha këto konflikte janë të pakuptueshme dhe se të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan kemi obligim të mësojmë se si jetohet së bashku për shkak se kjo është toka e jonë nga e cila nuk kemi ku të shkojmë.”

Odiseada e Theo Angelopoulosit, krenaria dhe inteligjenca e tij do të thyhen me fenomenin e determinimit, i cili do vie nga një motoçikletë e vogël gjatë xhirimit të filmit më të ri “The Other Sea”, duke na dëshmuar se jemi shumë të vegjël para ligjeve të kozmosit, pavarësisht se sa e përjashtojmë “deus ex machina” e jetojmë si heronj.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com