Fillimi | Arte | Film | Glen Close e frymezuar nga virgjereshat shqiptare

Glen Close e frymezuar nga virgjereshat shqiptare

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Aktorja e mirënjohur 62-vjeçare flet për sekretin mbas performances së suksesshme në filmin e ri "Albert Nobbs" të regjisorit Rodrigo Garcia. Aktorja e mirënjohur 62-vjeçare flet për sekretin mbas performances së suksesshme në filmin e ri "Albert Nobbs" të regjisorit Rodrigo Garcia.

Aktorja e mirënjohur 62-vjeçare flet për sekretin mbas performances së suksesshme në filmin e ri "Albert Nobbs" të regjisorit Rodrigo Garcia.

Ajo luan rolin kryesor, të një gruaje androgjene, e cila transformohet në burrë për të mbijetuar, duke punuar si shërbyes në Irlandën e shekullit 19.

Frymëzimi për rolin, shprehet aktorja e njohur, erdhi nga ‘virgjëreshat shqiptare’.

“Ndoqa rastësisht një program në Discovery rreth vitit 2002, ku flitej për Virgjëreshat e Shqipërisë, ngela e mahnitur nga ai zakon i lashtë. Më mbeti në mend një portret i mahnitshëm”, shprehet ajo.

Në një intervistë për "The View" ajo thotë: "Është një kulturë në Evropë, nëse një familje nuk ka një mashkull aty transformohet një femër në mashkull për të jetuar, sjellë dhe përballur jetën si mashkull. Ka shumë vite që më ka ngelur në mend imazhi i njërës prej këtyre grave, sytë, flokët linja e syve. Kam qenë e mahnitur nga ky zakon gjithë këto vite dhe shpresoja që të më jepej mundësia që të luaja një rol të tillë".

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com